Lushnja e Memaliaj, dy ndeshje pa shikues

03/12/2009 09:20

Pritej nje reagim me “dore te hekurt” ndaj dhunes se ushtruar ne sfiden e javes se fundit Memaliaj-Partizani.

Por duket se ato qe u reklamuan ne shtyp ditet e ndeshjes, e konsideruar si nje tjeter rikthim i dhunes ne kampionatin shqiptar te futbollit, deri sa kane mberritur ne forme faktesh ne Komisionin e Disiplines, jane “zbehur” deri ne disa hedhje sendesh te forta ne fushe dhe kaq.

Dhe per kete arsye, anetaret e Komisionit te Disiplines, te mbledhur dje per te shqyrtuar parregullsite e javes se fundit te kampionatit shqiptar, ku problematikat e regjistruar vinin vetem nga Kategoria e Pare, ka vendosur te vere doren ne zemer dhe te beje ndeshkime vetem ne dy ndeshje pa tifoze dhe nje gjobe 100 mije leke per klubin tepelenas.

“Memaliaj rikthen dhunen ne kampionatin shqiptar. Ne takimin ku vendasit, qe mbyllin klasifikimin ne Kategorine e Pare, barazuan 1-1 me Partizanin, kane ndodhur episode qe kane shenuar nje tjeter faze kritike te kampionatit.

Presion i jashtezakonshem ndaj gjyqtareve, goditje me gure e lojtareve te ekipit mik nga tifozet, madje edhe dhune e ushtruar nga policia”, shkruante shtypi i se dieles per ndeshjen Memaliaj-Partizani 1-1.

Dje, Komisioni i Disiplines ka dhene kete vendim: “Klubi i Memaliajit per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes gjate ndeshjes kunder Partizanit (1-1, java 12) e goditjes se pjesetarit te stafit te ekipit kundershtar (drejtorit teknik te Partizanit, Agim Kenga) nga tifozet pas perfundimit te ndeshjes ne baze te Kodit te se Drejtesise Sportive do te zhvilloje dy ndeshje pa shikues dhe u ndeshkua me 100 mije leke gjobe.

Nje tjeter ndeshje problematike e javes se fundit te Kategorise se Pare ishte edhe Lushnja-Bylis (0-0, java 12), ku lushnjaret jane ndeshkuar me dy ndeshje pa pranine e shikuesve dhe 100 mije leke gjobe, per shkak te hedhjes se sendeve te forta ne fushe gjate lojes.

Disiplinori ndeshkoi me nga 50 mije leke gjobe trajnerin e Lushnjes, Artan Bano, dhe ate te Bylisit, Ilir Spahiu.

Sulmuesi i Lushnjes, Dorian Bubeqi, njeheresh edhe golashenuesi me i mire i Kategorise se Pare (9 gola) u pezullua dy ndeshje dhe 30 mije leke gjobe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA