Importet shqiptare shenuan nje renie dramatike prej 21 per qind ne muajin tetor ne krahasim me nje vit me pare, duke deshmuar renie te konsiderueshme te kerkeses se ekonomise shqiptare per mallra, behet e ditur nga te dhenat e tregtise se jashtme te publikuara se fundmi.
Gjate ketij viti, kerkesa per importe qe mbajtur relativisht e larte, per shkak te investimeve publike ne infrastrukture.
Renia me e madhe mujore ishte shenuar ne muajin gusht ne masen 12 per qind.
Renia e forte e importeve ne tetor duket se ka prekur edhe nivelin e te ardhurave te buxhetit te shtetit nga administrata doganore.
Per periudhen janar-tetor te ketij viti, Shqiperia ka importuar 2.66 miliarde euro mallra, me nje renie totale prej 8.5 per qind ne krahasim me periudhen janar-tetor 2008.
Eksportet shenuan nje renie “modeste” prej 9.1 per qind gjate muajit shtator ne baze vjetore, renia me e ulet mujore e shenuar gjate ketij viti.
Gjate periudhes janar-tetor, Shqiperia ka eksportuar 643 milione euro mallra, me renie 18.2 per qind kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare.
Eksportet drejt Greqise u reduktuan me 30 per qind kete vit, ndersa eksportet drejt Italise u reduktuan me 16.4 per qind.
Keta jane partneret kryesore tregtare te Shqiperise. Renia e eksporteve eshte pasqyruar gjate ketij viti ne shkurtime te rendesishme te vendeve te punes ne sektorin e perpunimit aktiv, kryesisht veshje dhe kepuce.
Disa fabrika jane mbyllur totalisht si pasoje e renies se kerkeses nga vendet fqinje, ndersa shume te tjera kane raportuar shkurtimin e forces punetore.
Renia e importeve shenon renie te kerkeses se brendshme te ekonomise shqiptare, gje qe i dedikohet teresisht krizes ekonomike.
Renia e muajit tetor nuk justifikohet dot me renien e çmimeve te mallrave ne tregun nderkombetar, per shkak se ne kete muaj u mbush viti i plote i hyrjes se botes ne krize.
Deficiti tregtar i Shqiperise gjate periudhes janar-shtator te ketij viti ka qene 1.8 miliarde euro. Nje vit me pare deficiti ishte 2.1 miliarde euro.
Top Channel