Hiqet masa e arrestit per Ilir Kumbaron
03/12/2009 09:25
Gjykata e larte ka hequr masen e arrestit me burg per Ilir Kumbaron, ish-zyrtarin e Sherbimit Informative Kombetar i akuzuar per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha.
Ne kete menyre Gjykata e Larte ka rrezuar vendimet e gjykates se faktit dhe asaj te apelit, duke argumentuar se jane tejkaluar afatet.
Sipas ketij vendimi te marre nga gjykata e larte shqiptare, avokatet e Ilir Kumbaros mund te kerkojne lirimin e tij ne Londer, ku Kumbaro eshte arrestuar pikerisht se ndaj tij ekzistonte masa e arrestit dhe ku po zhvillohet nje gjyq per ekstradimin e tij ne Tirane.
Top Channel