Nje zjarr qe ra sot ne mesdite ne nje pallat ne afersi te qendres se Tiranes futi ne panik banoret.
Zjarrfikesit mberriten shpejt ne vendin e ngjarjes, por ata u detyruan te mbeten spektatore pasi makinat e tyre nuk shkonin dot ne vendin e ngjarjes per shkak te rrugeve te ngushta e te zena me ndertime e parkime makinash te paligjshme.
Nje zjarr i vogel perfshiu ballkonin e nje apartamenti ne katin e peste te nje pallati, pas restorant Piazes ne kryeqytet.
Per fat te mire zjarri nuk perfshiu ne brendesi apartamentin dhe per pasoje demet materiale ishin te pakta.
Por edhe pse zjarrefikset kete radhe kane qene ne eficence te plote, ato nuk kane mundur dot te hyjne ne afersi te vatres se zjarrit, per disa nga arsyet e ripereseritura ne raste te tilla.
Rruga e ngushte, bllokimi i rrugeve dytesore nje Kalimash nga automjete te ndryshme, duke ulur eficencen e zjarrefikseve. Ky problem i cilesuar akut per mbrojtjen kundra zjarrit, mbetet ende i pazgjidhur.
Por ndersa ne rastin e sotem, kishte vetem nje ballkon i cili u perfshi nga flaket, cfare ndodh nese nje tjeter zjarr me permasa me te medha rezikon jeten e qytetareve?
Top Channel