Javen e kaluar, presidenti i Federates se Futbollit te Kosoves, Fadil Vokrri, dhe sekretari i pergjithshem, Eroll Salihu, udhetuan ne Zyrih per te dorezuar ne FIFA dokumentet qe provojne se FFK-ja ishte anetare e ish-Federates Jugosllave te Futbollit, ashtu si shtetet e tjera, te cilat u shkeputen dhe fituan pavaresine, si Kroacia dhe Sllovenia etj.
Pas pranimit te ketij dokumenti nga FIFA, FFK-ja pret te marre nje certifikate nderkombetare per lojtaret kosovare, te cilet do te mund te transferohen me pas ne klube te ndryshme te Europes.
Nje gje e tille pritet te miratohet nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, qe do te mblidhet neser me 4 dhjetor ne Kejp Taun te Afrikes se Jugut.
Sipas Edmond Rugoves, ish-menaxherit te Kombetares se Kosoves dhe tani shefi ekzekutiv i klubit me te madh te vendit, FC Prishtina, “miratimi i certifikates do te nje mbrojtje per klubet kosovare dhe FFK-ja, pasi transfertat e lojtareve do te behen ne baze te ligjeve nderkombetare dhe per kete klubi perkates i tyre do te mund te perfitonte nga taksimi i ketyre transfertave”.
Top Channel