Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, do te zhvilloje sot nje analize me gjyqtaret me te mire te kampionatit.
Ne pranine e shefit te sektorit te garave, Ilir Shulku, dhe pergjegjesit te arbitrave, Plarent Kotherja, do te shqyrtohet gjithçka qe ka ndodhur gjate fazes se pare te Kategorise Superiore.
Natyrisht qe vemendje e veçante pritet t’u kushtohet edhe kontestimeve nga skuadra te ndryshme elitare, te cilat jane penalizuar nga vendimet e “xhaketave te zeza”.
Vllaznia, Besa e Apolonia kane akuzuar gjyqtaret se nepermjet episodeve te diskutueshme i kane hequr pike ne ndeshje te caktuara.
Arbitrave do t’u kerkohet me shume vemendje, nivel i larte profesionalizmi, por edhe qe te tregohen te afte per t’u perballur me presionin.
Rasti me i fundit i kontestimeve ka ndodhur ne takimin e fundjaves qe kaloi, Vllaznia-Besa, sfide e fituar nga kavajasit me dy gola ne kohen shtese.
Top Channel