David Richards mendon blerjen e Renault

03/12/2009 15:50

Largimi i Flavio Briatores dhe ceshtja e skandalit qe perfshiu skuderine, ka bere qe Renault te jete shume afer shitjes, ashtu sic beri Honda nje vit me pare.

Presidenti i Renault, Carlos Ghosn eshte takuar me Bernie Ecclestone per te caktuar nje strategji qe mund ta nxjerre nga kriza dhe zgjidhja e momentit eshte shitja. Bleresi me i mundshem eshte pronari i Prodrive, David Richards, i cili ka qene drejtues i skuderise Benetton ne te shkuaren.

Per te mbeshtetur Richards ne kete inisiative eshte nje kompani koreano-jugore, e cila kerkon te shfrytezoje garen qe do zhvillohet ne Korene e Jugut vitin e ardhshem per qellime komerciale.

Kjo marreveshje ngjan me ate qe nenshkroi vitin e shkuar Honda me Ross Brawn, i cili arriti te fitonte titullin kampion qe ne sezonin e pare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA