Cana kerkon “balance” per nje vend ne Europe

03/12/2009 09:25

Mesfushori shqiptar, Lorik Cana, i ka bere thirrje Sanderlendit qe te rivalizoje “balancen” e Celsit, pasi skuadra humbi shansin qe te renditej ne zonen europiane te klasifikimit ne Premiership.

Vetem nje jave pas fitores 1-0 me Arsenalin, “macet e zeza” u treguan serish te brishte jashte fushes se tyre, duke humbur me Uiganin.

Te dielen, Sanderlendi luan ne fushen e Fulhamit dhe kapiteni shqiptar u kerkon shokeve qe te frymezohen nga blute.

“Trajneri i Çelsit, Ançeloti, tha se faktori me i rendesishem ne nje skuader eshte balanca dhe jam plotesisht dakord me te”, deklaroi Cana.

“Eshte pikerisht ne kete pike qe Sanderlendi vuan ne ndeshjet jashte fushe. Çfare eshte balanca? Per mendimin tim duhet te punojme me shume. Si ne momentet e mira ashtu edhe ne momentet e veshtira, duhet te punojme te gjithe se bashku, ne fazen sulmuese dhe ne ate mbrojtese. Ata jane nje shembull i mire per t’u ndjekur. Natyrisht qe nuk mund te pretendojme te jemi ne te njejtin nivel me Çelsin, por duhet te perpiqemi te marrim kete aspekt te lojes se tyre”.

Mesfushori kuqezi vazhdoi: “Detyra ime si kapiten eshte qe te vendos eksperiencen dhe mentalitetin ne sherbim te Sanderlendit ne sfidat jashte fushe. Kemi nje ekip cilesor, lojtare shume te mire dhe ndodhemi ne pozita mjaft te mira ne klasifikim, por nuk duhet te lejojme skuadrat qe jane lart te shkeputen me shume”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA