Berisha: Keshill kunder mafias

03/12/2009 15:10

Kryeministri Sali Berisha deklaroi ne mbledhjen e qeverise ngritjen e nje strukture, qe do te kontrolloje bazen ligjore dhe me pas do te sugjeroje vendime, qe sipas kreut te qeverise do t’i prese rrugen e funksionimit mafias.

Me kete ceshtje, te shpallur se fundmi nga kryeministri dhe ku ai asocion kreun e opozites, Edi Rama, zoti Berisha tha se do te merren edhe agjensite e tjera qeveritare.

“Departamenti i Luftes Kunder Korrupsionit do jete edhe i Luftes Kunder Mafias. Nje  Keshill Ligjor do te krijohet prane qeverise per te ndihmuar ne luften kunder fenomenit. Detyra do te jete sugjerimi i dekreteve per te shpartalluar mafian me forcen e ligjit”, u shpreh Berisha.

Kreu i qeverise deklaroi se mafia ne vend do te luftohet pavaresisht ngjyres politike qe ajo ka.

“Nuk do te kete ngjyra, sepse ngjyra e krimit ekonomik eshte me e shemtuara. Nuk do te kete force qe do te pengoje kete ekzekutiv ne punen e vet. Eshte koha e ligjit dhe vetem e ligjit”, theksoi Berisha.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA