Vlore, serish protesta te studenteve

02/12/2009 13:45

Jane rikthyer protestat e studenteve ne universitetin “Ismail Qemali” te Vlores.

Kete here shkak eshte bere nje tjeter perplasje mes studenteve dhe administrates se universitetit. Perplasja ka ardhur per shkak se studentet kane dorezuar kerkesat me shkrim per lendet qe kane zgjedhur te ndjekin ndersa administrate e universitetit kerkon qe kerkesa te dergohet me e-mail.

Per kete arsye disa dhjetra studente jane perjashtuar nga provimet sipas sistemit te Bolonjes. Studentet dje dhe sot kane nderprere mesimin dhe kane kercenuar me greve urie nese nuk rifuten ne provime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA