Eshte e hene. Ne pyjet e Divjakes nuk ka qetesi. Sezoni i laureshave therret ne kete zone gjahtare nga te gjitha krahinat. Dhe jo vetem nga krahinat e Shqiperise.
I drejtohemi fshatrave Germenj dhe Cerme, 25 km ne perendim te Lushnjes. Ne keto zona, po zhvillohet aktualisht nje nga aktet me poshteruese te mjerimit te shqiptareve.
Disa femije, qe duhej te ishin duke lexuar ose duke luajtur me kompjuter, ne te vertete, jane qente e gjahut te italianeve qe frekuentojne kete zone te pasur ne kafshe dhe shpende. Zani Gjyli nga shoqata e gjuetareve vendas di zanafillen e historise.
“Shikoja se sa poshte kishin ulur femijet shqiptare… Ata vrasin shpende mbi limitin e duhur ne kundershtim me ligjet shqiptare”, shprehet Gjyli.
Nje nga produktet me te shemtuara te varferise eshte edhe shfrytezimi i punes se femijeve, por perdorimi i tyre si zagar per gjah eshte nje lloj kulmi negativ. Pagesat nese mund te quhen te tilla, jane edhe ato nje poshterim me vete.
“Nuk i paguaj. I jap ushqim ama, panine, molle, fruta, pasi mendoj se keshtu funksionon ketu”, thote nje prej gjahtareve italiane.
Femijet e ketyre zonave kane dale pothuajse te gjithe me te ardhurit nga pertej detit per te mbledhur lauresha…dhe disa nga keto histori jane vertet te pakendshme.
“Ata rrihnin femijen dhe nuk i jepnin leke”, thote Gjyli.
“Na xhishnin breket, na benin tortura na ngacmonin dhe na rrihnin me shkop”, thote nje prej femijeve.
“Ne nuk benim asgje”, shprehet nje prej femijeve.
Ata jane vec femije dhe te pakten ndaj tyre nuk mund te kesh racizem.
“Shumicen e rasteve nuk na jepnin as leke”, shpjegon nje prej vogelusheve.
Gjate gjithe kohes qe flasim me keta femije behemi shume kurioze per reagimin e prinderve te tyre, qe dinjitetin ndaj varferise duhet ta dine mire se c’eshte.
“Prinderit me thone qe te mos shkoj, por nuk u tregojme prinderve”, thote nje prej femijeve.
Disa prej tyre tashme kane hequr dore perfundimisht. Por sa marrin keta femije per te kryer detyren e qenit?
“Ne marrim 2-3 euro”, thone femijet.
Pervec profesionit te zagarit rreziqet me te cilat perballen keta femije jane shume me serioze se ndonje shaka pa kripe e italianeve.
“Ka rrezik sepse sacmet mund te na bien ne sy”, thote nje prej femijeve.
Keto jane disa nga te vertetat me tronditese te Shqiperise se vitit 2009. Femijet e Divjakes, te lidhur me zinxhiret shfrytezues te qenve te gjahut, teksa askush nuk eshte shqetesuar qe ata te mos perfundojne si skllever, jane nje akuze per ate se ç’kemi bere me Shqiperine tone.
Top Channel