Skadon ne mesdite afati per kutite

02/12/2009 09:00

Mesdita e sotme shenon perfundimin e afatit te vendosur nga opozita pas protestes treditore ne Tirane per hapjen e kutive te zgjedhjeve te pergjithshme.

Drejtuesit e opozites ne mbyllje te protestes maratone thane se do te riktheheshin pas 10 ditesh kohe te cilen ja lane maxhorances per te reflektuar ne lidhje me kerkesen e paraqitur prej tyre dhe qe konsiston ne hapjen e kutive te votimit.

Qe nga ai moment klima politike ne vend eshte tensionuar mjaft per shkak te akuzave dhe kunder akuzave qe drejtuesit e dy partive me te medha ne vend leshojne ndaj njeri-tjetrit.

Socialistet dhe aleatet e tyre kane njoftuar mbajtjen e protestave te reja dhe ndryshim te kerkeses se tyre nga hapje e kutive ne zgjedhje te parakohshme. Gjate gjithe kesaj kohe opozita ka marre vetem pergjigjie negative nga mazhoranca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA