Korce, dyqanet: Do te rrisim cmimet

02/12/2009 08:10

Bizneset e vogla ne Korce kercenojne me rritjen e cmimeve.

Kjo sipas tyre pritet te ndodhe ne rast te kalimit te bizneseve te vogla ne te medha, sipas paketes se re fiskale.

Bizneset ne Korce e kane kontestuar kete kalim per faktin se duhet te paguajne 30-40% me shume taksa te klasifikuara si biznese te medha. Ne kushtet e krizes ekonomike, vete subjektet e vogla deklarojne se me aplikimin e kesaj pakete te re, pritet ose falimentimi i nje pjese te madhe prej tyre, ose ne te kundert rritja e cmimeve per te perballuar kostot.

Sipas shoqates se biznesit te vogel ne Korce, 40% e ketyre njesive preken nga kalimi ne biznese te medha, ndersa pasojat financiare mbi subjektet e vogla do te jene fatale deri ne mbylljen e tyre per shkak te pagesave te larta ndaj shtetit. Keshtu eshte shprehur kryetari i shoqates se biznesit te vogel ne Korce, Albert Nasto, sipas te cilit cdo biznes do te paguaj 30-40% me shume taksa, duke u perballur edhe me problemet e menaxhimit te subjekteve. “Jane 7000 biznese te vogla qe po jetojne ne kete amulli, pasi nuk eshte e qarte se cilat prej tyre do te kalojne ne biznese te medha.

Per shkak se duhet te funksionojne tashme si biznese te medha, do te perballen me probleme te shumta financiare, duke paguar 30 deri ne 40% me shume per taksat. Kjo do te thote se ky biznes eshte para dy zgjidhjeve, ose te rrite cmimet per te perballuar kostot si biznes i madh ose te shkoje drejt falimentit”, thote Albert Nasto. Nga te dhenat prane tatimeve te Bashkise se Korces behet fjale per te pakten 300 biznese qe do te perfshihen ne kete kalim.

Sipas drejtorit te te ardhurave prane bashkise, Petrika Tollkuci, kjo levizje ka nje efekt financiar prej 35 milione lekesh me pak qe i ikin si te ardhura pushtetit lokal. “Me kalimin e te pakten 300 bizneseve te vogla ne biznese te medha, reduktohen pagesat nga taksat per njesite vendore. Nga perllogaritjet tona rezulton se ka nje humbje prej 35 milione lekesh, nderkohe qe vete bizneset do te paguajne shume here me shume per llogari te deges se tatimeve. Vetem per nje periudhe njevjecare ne Korce u mbyllen si pasoje e mungeses se aktivitetit dhe te fitimit 280 biznese te vogla. Kjo tregon se biznesi i vogel nuk ka mundesi financiare per te kaluar ne biznes te madh dhe do te kene efekte negative”, thote Petrika Tollkuci.

Paketa e re fiskale kontestohet nga dhjetera biznese, te cilat nuk jane ne gjendje te percaktojne ne rast se do te preken apo jo nga ky proces qe sipas tyre do te jete selektiv dhe me pasoja te renda ne kushtet e kesaj krize. Grupet e interesit nuk jane marre ne konsiderate per kete ndryshim dhe sipas bizneseve korcare, paketa e re do te shkaktoje nje amulli te plote. Njesite tregtare kane depozituar tashme ankesa per kete sistem, pasi sipas tyre nuk kane te ardhura te mjaftueshme dhe mundesite per t’u trajtuar si biznese te medha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA