Atehere kur pritet qe projektligji per goditjen e krimit te organizuar te kaloje ne parlament, mes debateve per kushtetueshmerine e tij juristet propozojne qe drafti i njohur si ligji antimafia te rikthehet per nje diskutim te gjere me te gjithe aktoret e interesuar.
Avokati Vladimir Mece e shikon projektligjin e ri si nje rrezik per cdo qytetar, aq me teper kur sipas tij ne Shqiperi ka perqindje te larte te ekonomise informale.
“Ka shume handikape qe jane te lidhura edhe per faktin se ky ligj krijon kolaps dhe nje konfuzion ne procedurat e takimit. Mbi 80 perqind e shtetasve shqiptare nuk jane ne gjendje qe te vertetojne se prona eshte e tyre”, u shpreh Mece.
Duke risjelle ne kujtese ligjin e 2004 antimafia avokati Mece e krahason projekligjin e ri me nje ligj te kohes te komunizmit, menjehere pas clirimit kur qeveria per te kontrolluar pasurite e shtreses se pasur aplikoi tatimin e jashtezakonshem.
“Rreziku qe vjen nga ky projektligj nga drafti i paraqitur i hap rruge abuzivizmit. Ky ligj eshte i ngjashem me ligjin mbi tatimin e jashtezakonshem, nxjerre nga qeveria pas Luftes se Dyte Boterore”, u shpreh Mece.
Kete draft e ka kritikuar edhe opozita, si nje perpjekje te qeverise per te ushtruar presion mbi biznese apo individe qe nuk jane nen kontrollin e saj.
Top Channel