Perfaqesuesit e biznesit te madh kane parashtruar zyrtarisht kerkesen qe te gjitha bizneset pa perjashtim, te cilat ushtrojne aktivitet tregtar apo prodhues ne Shqiperi, t’i nenshtrohen skemes se Tatimit mbi Vleren e Shtuar.
Kerkesa e te medhenjve u parashtrua ne forumin mbi tatim-taksat te Dhomes Shqiptaro-Amerikane te Tregtise dhe u publikua nga buletini zyrtar i Dhomes “Advantage”. Me heret qe raportuar jozyrtarisht se vendimi i qeverise per te ulur pragun e TVSH-se nga 8 milione ne 5 milione leke xhiro ne vit, kishte ardhur si pasoje e lobingut te bizneseve te medha te shitjes me pakice, por kjo eshte hera e pare qe nje kerkese e tille shtrohet publikisht.
“Kane qene te shumta bizneset qe kane kerkuar te shtrihet faturimi me TVSH deri ne hallkat e fundit te shitjes dhe qe te gjitha subjektet te kalojne subjekte te TVSH-se”, thuhet ne buletinin e Dhomes Shqiptaro-Amerikane, pa cituar emrat e kompanive qe e hodhen kete propozim.
Qeveria propozoi dhe mori miratimin e Kuvendit per uljen e pragut te TVSH-se qe nga 1 janari i vitit te ardhshem, me argumentimin se ne kete menyre do te humbasin me pak taksa dhe do te arketohen me shume te ardhura per buxhetin e shtetit. Sipas ligjit te ri, nga 1 janari, te gjitha subjektet qe qarkullojne mbi 5 milione leke xhiro ne vit, do te paguajne TVSH. Me heret, ky prag ka qene 8 milione leke.
Vendimi u debatua gjeresisht nga politika gjate muajit te fundit. Opozita thote se ai do te falimentoje shume biznese, ndersa te ardhurat e buxhetit vendor do te pakesohen per shkak se TVSH arketohet per llogari te buxhetit qendror. Nga ana tjeter, disa eksperte e kane konsideruar ndryshimin si te palogjikshem nga pikepamja administrative dhe te pavlefshem nga pikepamja e te ardhurave te buxhetit te shtetit.
“Kushdo qe ka nje fare eksperience ne fushen e tatimeve dhe qe njeh sadopak sjelljen e tatimpaguesve tane, nivelin dhe kapacitetet administrative te administrates sone tatimore dhe mundesite reale qe ajo ka per t’u permiresuar dhe modernizuar, arrin te vleresoje se masa e propozuar nga Ministria e Financave per uljen e kufirit te regjistrimit ne TVSH nga 8 ne 5 milione leke nuk eshte gje tjeter vecse nje rrezik evident per veteshkaterrim dhe komprometim te gjithe sistemit tone tatimor”, komentoi per gazeten “Shqip” ish-zyrtari i larte i Tatimeve, Xhavit Curri.
Bizneset e vogla sot paguajne tatim te thjeshtuar mbi xhiron, nje takse qe percaktohet nga administrata tatimore ne baze te llojit te veprimtarise. Skema aktuale i ngarkon tatimoret vetem me detyren e kontrollimit te subjekteve tregtare per te pare nese i kane paguar apo jo taksat e caktuara dhe mbylljen e ketyre subjekteve kur nuk i paguajne. Biznesi i madh prodhues apo importues paguan TVSH per shitjet e veta, ndersa hallkat e ndermjetme paguajne TVSH mbi diferencen mes cmimit te blerjes dhe atij te shitjes se mallit apo sherbimit. Por gjate viteve te fundit, gjithnje e me shume kompani te medha kane hyre ne tregun e shitjes me pakice, duke hapur rrjete supermarketesh apo rrjete dyqanesh. Keto subjekte paguajne TVSH per xhiron totale.
Kjo kategori biznesesh beson se konkurrohet pa te drejte nga dyqanet e vogla, te cilat e kane me te lehte te fshehin nivelin real te shitjeve dhe sugjeron qe tatimi i thjeshtuar mbi xhiron thjesht te eliminohet. Ne tregun e shitjeve te veshjeve per shembull, nje numer i konsiderueshem tregtaresh importojne mallra qe i deklarojne per konsum personal dhe i shesin ne treg permes licences se biznesit te vogel. Por ndersa pretendimi i konkurrences se pandershme ndoshta mund te jete i drejte, rritja e numrit te subjekteve paguese te TVSH-se duket se sjell shtimin e nje hallke burokratike per bizneset e vogla qe mund t’i falimentoje ato, pavaresisht nese paguajne shume apo pak taksa. Vendosja e kases tatimore, mbajtja e nje bilanci te rregullt dhe detyrimi per te dorezuar bilanc tatimor te firmosur nga nje kontabilist i autorizuar, mbart nje kosto financiare qe mund te krijoje probleme te medha per shume biznese te vogla.
Biznesi i vogel ne Shqiperi puneson me shume se nje te treten e shqiptareve qe kane nje vend pune. Rreth 60 mije shqiptare jane te vetepunesuar si pasoje e aktiviteteve te vogla tregtare apo prodhuese. Numri i shqiptareve sipermarres ka ardhur ne renie gjate viteve te fundit.
Top Channel