Nje jave pasi Aldo Bare u ekstradua nga Turqia, avokati i tij mbrojtes Vladimir Mece do t’i drejtohet gjykates me nje kerkese per lirimin e tij, pasi sipas ligjit ish-kreut te bandes se Lushnjes i eshte shuar masa e sigurise cka do te thote se ai mbahet ne qeli jashte afateve te paraburgimit.
Avokati pohoi per Top Channel se kerkesen do ta depozitoje ne Gjykaten e Krimeve te Renda, pasi sipas tij qe nga koha kur Aldo Bare u arrestua ne Turqi, gjykata nuk i ka pezulluar afatet e paraburgimit, duke e mbajtur keshtu Baren nje vit tej afateve qe parashikon ligji.
Avokati shtoi se afatet kane perfunduar ne 2008 sepse edhe pse ai eshte arrestuar ne Turqi, eshte mbajtur nen arrest per llogari te drejtesise shqiptare, keshtu qe koha e mbajtjes ne qeli konsiderohet afat paraburgimi.
Megjithate duhet te pritet vendimi i gjykates per te mesuar nese koha e qendrimit ne burgjet turke konsiderohet apo jo kohe paraburgimi. Aldo Bare aktualisht mbahet ne qelite e 313, nderkohe qe ai pritet te gjykohet vecmas nga nje trupe gjykatesisht e drejtuar nga Fatmira Hajdari.
Per shkak se gjykata ishte ne pritje te ekstradimit te tij gjyqi eshte caktuar per ne janar te 2010 ndersa pritet qe gjykata te rishqyrtoje serisht nje date tjeter.
Aldo Bare akuzohet per vrasje , rrembim personi shkaterrim prone dhe krijim organizate kriminale nje pjese e te ciles po vuan denimin, pjesa tjeter eshte nen gjykim dhe i njohuri si krahu i tij i djathte Enver Dondollaku po vuan denimin ne Itali.
Top Channel