Topalli: Rama s’mund te frenoje liberalizimin e vizave

01/12/2009 22:50

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjate nje takimi me te rinjte e Parlamentit Rinor Europian ka akuzuar liderin e opozites, Edi Rama se po kerkon me cdo kusht te pengoje proceset euro-integruese te Shqiperise.

Megjithate tha zonja Topalli, as kreu i PS-se, Rama e asnje tjeter nuk do te munden te frenojne liberalizimin e vizave dhe antaresimin e plote te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

“Sot ka derguar emistaret e tij ne Athine per te protestuar kunder OSBE-se sepse beri raportin e zgjedhjeve me te mira qe ndonjehere kishte realizuar Shqiperia. Per te rinjte, eshte shokuese qe proteston tamam ne diten qe ministri  Jashtem, kryeministri apo ministrat e tjere u thone shqiptareve qe ne ne korrikun e vitit te ardhshem do heqim vizat”, deklaroi zonja Topalli.

Kryetarja e Kuvendit ka theksuar se te rinjte dhe pjesemarrja e tyre masive ishin treguesi me i qarte i nivelit te larte dhe cilesor qe paten zgjedhjet e 28 qershorit qe sipas saj ishin nje votebesim i plote per punen e bere nga qeveria aktuale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA