Tirane-Kukes, dyfishohet bileta

01/12/2009 19:35

Cdo dite me dhjetra mjete ngelen te bllokuara ne ate qe quhet tashme bajpasi i tunelit te Thirres.

Qe pas bllokimit te kalimit ne tunnel, mjetet e transportit te pasagjereve nuk preferojne te kthehen me nga segmenti i vjeter Tirane-Kukes por rrezikojne te kalojne ne nje shteg ne Qafen e Kumbulles, i cili eshte i gjate 24 kilometra dhe qe bllokohet shpesh. Balta dhe rreshkitja e tokes eshte shkaku i bllokimit te mjeteve apo edhe aksidenteve te ndodhura ditet e fundit.

Rrugetimi i veshtire por i detyruar ka sjelle edhe dyfishimin e rritjes se cmimit te biletes. Udhetimi ne kete segment edhe pse i rrezikshem eshte disa here me i shkurter se segmenti i vjeter Tirane-Kukes. Demtimet e mjeteve ne rrugen e sajuar jane te shpeshta. Drejtuesit e mjeteve kane kerkuar nga institucionet shtetetore marrjen e masave per lehtesimin e levizjes por situate vazhdon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA