SIDA, cdo vit 40 te prekur

01/12/2009 15:15

Mbi 40 persona ne vit infektohen nga virusi i HIV-AIDS ne vendin tone dhe deri tani jane 350 raste te regjistruara, ku 70 % jane meshkuj dhe 30 % jane femra.

Por me shqetesues eshte shtimi i numrit te femijeve te prekur dhe diskriminimi i te drejtave te personave te infektuar.

Statistikat deshmojne per 21 femije te infektuar 2 prej te cileve tashme kane humbur jeten, ndersa te tjeret trajtohen me antiretrovirale.

Tashme virusi vdekjeprures ne vendin tone nuk po diagnostikohet vetem te romet, punonjesit e seksit apo homoseksualet, te cilet konsiderohen si grupe risku por ai eshte perhapur ne popullaten e pergjithshme.

Ne diten nderkombetare kunder HIV-AIDS ne fokus ka qene te drejtat e personave te infektuar pasi nga ana shendetesore eshte zgjidhur trajtimi i tyre me antiretrovirale.

90 % e rasteve te prekur ne vendin tone jane infektuar nepermjet rrugeve seksuale te transmetimit, ne 5% te tyre infeksioni eshte transmetuar nga nena tek femija, 4 % jane infektuar nepermjet gjakut dhe 1% nga injektimi intravenoze i droges.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA