
Presidenti amerikan Barack Obama ka zhvilluar nje bisede me homologun afgan Hamid Karzai, te cilin e ka informuar mbi strategjine e re per Afganistanin.
Lajmin e bejne te ditur burime zyrtare prane stafit te Karzait, sipas te cilave dy presidentet kane folur permes nje video-konference.
Obama pritet te njoftoje vendosjen ne Afganistan te 30 mije trupave shtese per te luftuar guerrilasit talebane.
Ai do ta beje njoftimin e tij gjate nje ceremonie ne akademine prestigjoze ushtarake West Point.
Lidhur me strategjine e re presidenti amerikan ka njoftuar edhe lideret evropiane. Aktualisht Shtetet e Bashkuara kane ne Afganistan 68 mije trupa, qe bashke me aleatet e tjere formojne nje kontigjent prej 100 mije ushtaresh.
Top Channel