Ndalimi i minareve, OKB kritikon Zvicren
01/12/2009 14:55
Vendimi i popullit zviceran per te ndaluar ndertimin e minareve eshte nje vendim diskriminues.
Deklarata eshte bere nga komisionerja e OKB-se, Pillay, e cila e ka denuar zgjedhjen e bere nga populli zviceran.
“Nuk denoj voten demokratike, por denoj fushatat politike kunder te huajve”, ka deklaruar gjykatesja afrikane.
Pillay thekson se ceshtja eshte e veshtire, por nenvizon se ajo duhet derguar ne Gjykaten Evropiane per te Drejtat e Njeriut.
“Por me pare duhet te rregullohen disa ceshtje te brendshme, pasi nuk mund te kundershtohet nje votim popullor”, ka shtuar Pillay.
Top Channel