Meta sulmon opoziten nga Athina

01/12/2009 09:25

Ministri i Jashtem Ilir Meta ka sulmuar opoziten nga Athina, ku ndodhet per nje vizite dy ditore.

Duke komentuar lajmerimin per protesta nen moton “Mbroj Voten Time” gjate mbledhjes se ministrave te Jashtem te OSBE-se, Meta deklaroi se PS po demton imazhin e vendit.

“Eshte dicka qesharake dhe jo serioze pasi kutite jane hapur dhe jane firmosur. Nese do te kete protesta edhe ne Athine, kjo do te demtoje imazhin e vendit”, ka pohuar Meta.

Shefi i diplomacise shqiptare nenvizoi se protestat do te ishin tej mase te demshme tani qe Shqiperia eshte ne prag te liberalizimit te vizave.

“Shqiperia eshte ne prag te heqjes se vizave nga BE, ka nje perspektive per zhvillim dhe modernizim te infrastruktures. Pra, eshte nje Shqiperi me ndryshe nga ajo qe shqiptaret benin gjithcka per t’u larguar”, ka shtuar Meta.

Top Channel