Policia e Korces ka vene ne pranga tre te rinjte qe masakruan nje taksist per qellime grabitjeje.
Tre autoret Mateo Dinella, Begator Mustafa dhe Enton Pate u kapen ne nje operacion te policise. Ata ishin fshehur ne nje shtepi te braktisur, por policia ka mundur t’i identifikoje dhe te zbuloje vendndodhjen e tyre.
Tre autoret te moshave 21-23 vjec u arrestuan pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane plagosur rende ne koke dhe me pas kane grabitur shtetasin Agron Perlati, kur ky i fundit ka qene gjate sherbimit te tij si taksist.
Ata e kane kerkuar taksine si kliente dhe me pas e kane cuar 60 vjecarin ne nje lagje periferike ku e kane plagosur rende me gure ne koke dhe i kane grabitur nje shume parash dhe mjetin. Te jane denuar me pare per vepra penale si dhe njihen si perdorues droge.
Top Channel