Guantanamo, lirohet i burgosuri algjerian

01/12/2009 10:15

Nje i burgosur algjerian ne Guantanamo, i shfajesuar nga te gjitha akuzat per terrorizem, eshte transferuar nga qendra e burgimit ne Kube ne France.

Lajmin e ka bere te ditur avokati i 39 vjecarit Saber Lahmar, i cili eshte i fundit i 5 algjerianeve te arrestuar ne Bosnje ne fund te vitit 2001.

Nje gjykates federal amerikan urdheroi lirimin me 20 nentor te 2008-es. Lahmar dhe bashkekombasit e tij algjeriane u arrestuan ne vitin 2001 nen akuzen e pergatitjes se nje atentati ndaj ambasades amerikane ne Sarajeve.

Nderkohe, dy te denuar te tjere te burgut famekeq, dy shtetas tuniziane, jane derguar ne Itali, pasi autoritetet kishin kerkuar ekstradimin e tyre per terrorizem.

Top Channel