Berisha: Nuk dorezohemi para aleances punisto-mafioze

01/12/2009 16:15

Kryeministri Sali Berisha shprehu vendosmerine per te mos u dorezuar para bashkepunimit punisto-mafioz, sikurse konsideroi ai Edi Ramen.(UPDATE)

Berisha tha se Rama dhe Ruci nuk kane lidhje me voten e lire ndaj dhe ata nuk mund ta pranojne rezultatin e zgjedhjeve te lira.

“Ne kemi deklaruar se nje aleance puniste-mafioze, e konsliduar dhe e kryesuar nga zoti Rama, nuk do te mund te imponoje asgje.Kjo qeveri eshte e vendosur te perballet me forcen e ligjit”, u shpreh Berisha.

Kryeministri vijoi fjalen e tij duke theksuar se “ne traditen e eterve te tyre, dy-tre pinjolle te bllokut nuk munden kurre te pranojne voten e lire. Keta dhe vota jane dy gjera te papajtueshme”.

“Procesin e certifikuar nga te gjithe punistet nuk duan ta njohin. Nuk mund ta johin se Tiranen e kane patur pre te kthetrave te tyre, por ka nisur procesi i transparences”, u shpreh Berisha.

Per kete ceshtje eshte shprehur edhe ministri i Financave Ridvan Bode, njekohesisht, numri dy i Partise Demokratike, gjate kuvendit lokal te demokrateve te Korces.

“Nuk do te marrim pjese ne pucet e Edi Rames dhe endrrat e tij per karrige shteterore”, u shpreh Bode.

“Edvini te leje mafien menjane dhe t’i drejtohet institucioneve”, shtoi ai.

Per ate qe demokratet e quajne aleanca puniste mafioze, kryeministri Berisha permendi luften me zero tolerance.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA