Shqiperia vazhdon te jete nder vendet me numrin me te larte ne bote per aksidentet rrugore ne raport me popullsine.
Me i fundit i rende ishte mbremjen e te henes kur shtate njerez humben jeten ne rruge. Makina te shkaterruara dhe viktimat e shumta jane imazhe te perditshme qe transmetohen ne ekranet e televizioneve.
Autoritetet e policise mjaftohen me se shumti duke thene se shkaku ishte shpejtesia e madhe apo parakalimi i gabuar.
Por ekspertet mendojne se shume aksidente ndodhin per shkak te problemeve te infrastruktures dhe se ato asnjehere nuk behen objekt i analizave dhe mbi te gjithe te sherbejne si precedente per te zgjidhur problemet qe i shkaktojne ato.
“Nese ndodh nje aksident per here te pare mund te jete gabimi drejtuesit te mjetit, por nese ndodh serish atehere duhet te shihet sinjalistika, rrethanat dhe te behen lidhjet shkak-pasoje”, u shpreh Gezim Hoxha, ekspert.
Sipas tij ne Shqiperi ka ardhur koha qe te nisin proceset gjyqesore ndaj atyre qe i ndertojne keto rruge dhe qe ligjerisht jane pergjegjes per vdekjen e njerezve.
Nese nje aksident ka ardhur si pasoje e mungeses se sigurise rrugore, atehere administratori duhet te mbaje pergjegjesine ligjore
Edhe pse po ndertohen rruge te reja qindra miliona dollareshe, asnje prej tyre nuk eshte brenda parametrave.
Pas ketyre ceremonive pompoze te politikes vjen radha e lajmeve tragjike qe burojne qe nga mungesa e nje tabele, mungesa e nje mikalimi apo nenkalimi e deri tek shkelja e rregullave nga vete njerezit, te cilet duhet gjithesesi te disiplinohen po nga ligji.
Top Channel