AIDS, rrezikohen adoleshentet

01/12/2009 15:55

Studimet kane treguar se nje pjese e madhe e vajzave dhe djemve kryejne marredhenie seksuale ne moshe te vogel, cka i rrezikon qe te behen mbartes te semundjeve seksualisht te transmetueshme por edhe te HIV-it.

Nxenesit e shkollave 9-vjecare, por edhe te mesme marrin njohuri te pakta ne edukaten seksuale. Kjo ben qe shpesh ata te kene mungesa te theksuara ne informacion dhe te bejne zgjedhje te gabuara ne jeten e tyre sekuale.

“Nuk eshte thjesht dhenie e nje informacioni, por duhet te behet ne menyre aktivite, interaktive, ku vete te rinjte te marrin pjese dhe te behen pergjegjes. Duhet te shfrytezohen shkollat, mjeket, mesuesit, vete organizatat rinore”, u shpreh mjeku infeksionist, Arjan Harxhi.

Sipas te dhenave rezulton se mosha me e prekur nga HIV–AIDS eshte 25 deri ne 45 vjec. Por mjeket shprehen se ne Shqiperi evidentimi i tyre behet gati dhjete vjete me vonese cka tregon se infektimi me kete virus eshte bere ne moshe te re.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA