
Ndersa shqiptaret duhet te presin permbushjen e kushteve nga qeveria, sot Keshilli i Bashkimit Europian miratoi amendamentin per liberalizimin e vizave per qytetaret maqedonas, serbe e malazeze qe kane pasaporta biometrike.
“Keshilli vendosi sot qe duke nisur nga 19 dhjetori 2009, qytetaret e ish-republikes Jugosllave te Maqedonise, Malit te Zi dhe Serbise nuk do te kerkojne me viza per te udhetuar ne zonen Schengen”, deklaroi Tobias Billstrom, perfaqesues i presidences suedeze te BE-se, si dhe minister per Politikat e Azilit dhe Emigracionit.
Pyetjes se Top Channel, a keni nje date te qarte se kur do te behet regjimi i lire i vizave me Shqiperine, sic eshte 19 dhjetor 2009 per keto 3 vendet e rajonit, ai iu pergjigj:
“E kuptoj qe eshte zhgenjyese qe Shqiperia e Bosnja nuk u perfshine ne vendimin qe Keshilli mori sot. Progresi i tyre teknikisht u konsiderua i pamjaftueshem nga Komisioni dhe nje mision i ri ekspertesh do te dergohet ne Shqiperi e Bosnje ne fund te vitit dhe ne fillim te vitit te ardhshem. Komisioni do te beje nje vleresim tjeter, nese ata permbushin kriteret e udherrefyesit”.
Billstrom ka theksuar se sapo te konstatohet se dy vendet kane plotesuar kushtet, liberalizimi do te behet menjehere nga Komisioni. Sipas tij, ky proces varet nga qeverite e dy vendeve.
“Nga momenti qe keto dy vende plotesojne standartet, Komisioni do te rekomandoje te njejten gje, me pas meqenese eshte bashke-vendimmarres, Parlamenti do te pergatise vendimin ne kohe. Keshtu qe eshte ne duart e qeverive te ketyre dy vendeve qe te mos humbasin me kohe, por te permbushin kushtet per te cilat eshte rende dakort me nisjen e dialogut per liberalizimin e vizave”, ka nenvizuar Billstrom.
Ndersa komisioneri evropian per Ceshtjet e Drejtesise, Jacques Barrot ka shprehur bindjen e tij se Shqiperia do t’i plotesoje kushtet, si dhe gatishmerine e KE per ta ndihmuar vendin ton.
“Ne po bejme c’eshte e mundur per te derguar ekspertet ne kohen e deshiruar, gjate vitit 2010. Gjithcka me ben te mendoj se ky dialog i vizave do te arrihet. Ne jemi gati ta ndihmojme Shqiperine, ashtu sikunder dhe Bosnjen, qe t’i permbushin mire kriteret e nevojshme”, ka pohuar Barrot.
Sipas Komisionit Europian, nga dhjetori 2009 deri ne shkurt 2010, misionet e eksperteve do te vleresojne ne terren permbushjen e kritereve nga Shqiperia dhe Bosnja.
Fushat kyce sipas udherrefyesit per Liberalizimin e Vizave jane kontrolli kufitar, siguria e pasaportave, lufta ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, si dhe marredheniet me jashte e te drejtat themelore.
Amendimi i rregullores per vizat Schengen i referohet gjithashtu Kosoves, sipas rezolutes 1244 te OKB-se, duke theksuar detyrimin per qytetaret kosovare qe te aplikojne per vize nese duan te udhetojne ne vendet e Bashkimit Europian.
Top Channel