Tirana, stacioni i fundit ne Vlore

30/11/2009 08:10

Pozita e Tiranes pas humbjes ne  Lac eshte kompromentuar shume dhe tani titulli duket nje mision thuajse i pamundur.

Por nje skuader si bardheblute, duhet te shpresoje deri ne ezaurimin edhe te  mundesive matematike per te arritur Dinamon kryesuese, e cila gjendet ne kuotat e 32 pikeve, +15 nga ekipi i Alban Tafajit.

Ne kampin e 24here kampioneve jane munduar ta harrojne ate humbje te hidhur ne Lac dhe tashme jane perqendruar te sfida e radhes sot ne mesdite ne stadiumin e Vlores ndaj Flamurtarit vendas. Kjo ndeshje konsiderohet si nje shans i fundit i bardhebluve per te mos e quajtur qe tani edicionin aktual si nje sezon i deshtuar, ku do te duhet te rishikojne objektivat pa kaluar me pak se gjysma e ndeshjeve te kampionatit.

Kampionet kane mbyllur dje edhe pergatitjet e fundit, nderkohe qe nuk mungon optimizmi ne radhet e lojtareve. Kjo sfide eshte po aq e rendesishme edhe per Flamurtarin, i cili do te kerkoje t’i shkeputet fundit te tabeles.

Top Channel