Stringa: Shqiperia, e prekur nga efektet e krizes

30/11/2009 21:40

Dekani i Fakultetit te Ekonomikut, Omer Stringa ka deklaruar se kriza ekonomike globale i ka dhene efektet e saj edhe tek ekonomia shqiptare.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Stringa ka theksuar se deklaratat se Shqiperia nuk ka pasur krize kane qene pasoja te nje viti elektoral.

“Krize ne kuptimin klasik te fjales nuk ka, por mos harrojme qe ky vit ka pasur 2 karakteristika, nje krize te madhe boterore qe ka pasur efekte tek ekonomia jone dhe se dyti, se ka qene nje vit elektoral. Ne nuk shmangemi dot nga politika”, ka pohuar Stringa.

Sipas tij, ritmet e rritjes ekonomike ne vend kane rene dhe rritja 6 perqind qe thote qeveria eshte e pamjaftueshme.

“Po te nisemi nga shifrat, ritmet e rritjes kane rene dhe kjo do te thote se ekonomia nuk eshte si me pare. Per mendimin tim edhe 6 perqindshi eshte pak. Ne, per te arritur vendet me te prapambetura te Evropes na duhet nje rritje prej 7 perqind”, ka saktesuar Stringa.

Ai ka shtuar me tej se efektet e krizes kane prekur familjet shqiptare, shumica e te cilave jane ne veshtiresi dhe vetem pakica ne mireqenie.

“Po te pyesim njerezit, nje pjese e mire thote se jane ne krize, nje pjese tjeter thote se eshte sic ka qene dhe nje pjese e vogel se jane mire. Te shpresojme qe vitet e ardhshme te jene me te mira per shqiptaret”, ka shtuar Stringa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA