Shkodra kunder gjyqtarit

30/11/2009 08:00

Gjyqtari Lorenc Jemini kthehet ne protagonist i fitores se Beses ne “tempullin”e futbollit shqiptar, “Loro Borici”.

Ky eshte pretendimi i ngritur ne perfundim te ndeshjes nga drejtuesit e Vllaznise. Sikurse eshte bere e ditur, gjyqtari i katert kishte dhene vetem kater minuta shtese, por gjyqtari kryesor, Lorenc Jemini, e ka vijuar lojen me tej se minuta e 97-te.

Pikerisht minutat shtese kane qene ato qe u kane mohuar fitoren 2-1 shkodraneve, te cilet qe nga minuta e 75-te udhehiqnin 2-1 takimin. Ne kufijte e minutes se katert, e cila duhej te ishte e fundit, nje goditje denimi e kavajasve ka gjetur koken e Cikalleshit, i cili ben gjemen ne porten shkodrane me golin e barazimit 2-2.

Por me rifillimin e lojes nga pika e bardhe ne mesin e fushes, gjyqtari Jemi, ne vend qe te vershellente per perfundimin e lojes, vendos te lejoje vazhdimin edhe per mbi 3 minuta. Pikerisht 3 minuta pasi kishte skaduar shtesa prej 4 minutash, kur nje kundersulm pa pretendime i Beses Leci kthen ne gol me koke. Drejtuesit kuqeblu nuk u besojne syve, por ndihen mjaft te irrituar edhe me gjyqtarin Jemini, i cili shtoi plot 7 minuta loje.

Ne perfundim te ndeshjes, Millan Baci dhe Astrit Canaj, dy te derguarit si vezhgues te FSHF-se u gjenden ne presionin e kontestimeve te futbollisteve dhe stafit te Vllaznise per shtesen e tepert te dhene nga gjyqtari Jemini. Gjyqtari i katert dha vetem 4 minuta shtese, ndersa Jemini lejoi edhe 3 te tjera, ku Besa permbysi ne 2-3.  
 

Top Channel