Shehi: Buxheti i 2010-es, i parealizueshem

30/11/2009 21:25

Kryetari i LZHK-se, Dashamir Shehi ka shprehur bindjen e tij se buxheti i qeverise per vitin e ardhshem nuk eshte i realizueshem.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Shehi ka renditur nje sere motivesh qe sipas tij e bejne te pamundur realizimin e buxhetit.

“Buxheti i vitit 2010 nuk eshte i realizueshem. Kjo sepse kane rene remitancat, ka rene marrja e kredive dhe sa me te bllokuara te jene mjetet, aq me pak do te hyje uji. Kemi nje rritje gati 1 perqind vit per vit, por une kam frike se ky buxhet nuk realizohet”, ka deklaruar Shehi.

Sipas tij, vitin e ardhshem Shqiperia do te pesoje nje renie te investimeve dhe nuk do te kete nje rritje te larte ekonomike, sic eshte paralajmeruar nga qeveria.

“Do t’i paguhet biznesit privat 100 milione euro borxh dhe per pasoje investimet do te jene me te pakta. Mendoj se viti i ardhshem do te kete nje rritje prej 2 ose 3 perqind, qe eshte nje rritje fiziologjike, qe e krijojne vete shqiptaret sepse punojne”, ka shtuar Shehi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA