
Supersfida e kampionatit austriak mes Red Bull Salsburg dhe Rapidit te Vjenes eshte mbyllur ne nje barazim pa gola.
Ne fushe eshte zhvilluar nje ndeshje e forte dhe me raste ne te dyja portat, por ku asnjera prej tyre nuk ka mundur te perfitonte per te cuar te pakten nje top drejt rrjetes.
Por ne fundin e ndeshjes, shtypi austriak ka filluar te beje llogarite mbi menyrat se si mund te transformohej me mire kjo sfide, te ciles i mungoi shume goli. Nje nder hipotezat e hedhura ne media, ishte edhe keqardhja per mosaktivizimin per as edhe nje minute te vetme ne kete duel gjigantesh e sulmuesit shqiptar, Hamdi Salihi.
Nga shtypi austriak, bomberi shkodran konsiderohet nje “xhol” i cmuar i Rapidit te Vjenes, i cili eshte edhe golashenuesi me i mire i kesaj skuadre ne kete sezon me 10 gola (2 me Riedin dhe 8 me Rapidin). Pakul e la jashte Salihin per shkak te zgjedhjes taktike ne modulin 4-2-3-1. Gjithsesi, Rapidi ruajti vendin e pare fale golavarazhit.
Top Channel