
Ne zyrat e policise 19 burra, mes tyre edhe te moshuar kane depozituar kallezim penal, pasi mbi ta eshte ushtruar dhune.
Sipas Ministrise se Punes kete vit ka patur 400 denoncime me shume se nje vit me pare dhe kryesisht dhuna eshte evidentuar ne familjet qe jetojne ne veri te vendit.
“Ka patur rritje te rasteve te denoncimit, duke u thyer deri ne nje njefare mase mentaliteti i mbajtjes se problemeve brenda familjes”, u shpreh Filloreta Kodra, zevendesministre e Punes.
Ne Shqiperi mungojne strehezat per grate dhe femijet e dhunuara, cka ben qe nje pjese e madhe e tyre te strehohen ne qendren e trafikimit.
Vitin e ardhshem qeveria do te peruroje kete strehez, cka ka shkaktuar probleme te medha ne dhenin e ndihmes nga ketyre grave.
Zonja Kodra e cila eshte edhe nenkryetare e LSi-se ka vene ne shenjestet kreun e opozites, duke perseritur akuzat e mazhorances per jeten e tij private.
Top Channel