PS, kritika Prokurorisë

30/11/2009 15:10

Partia Socialiste, nëpërmjet deputetit të saj Erjon Brace akuzon Prokurorinë për nënshtrim ndaj qeverisë. Sipas zotit Brace, prokuroria nuk ka hetuar për shembjen e tunelit të Thirrës, në segmentin rrugor Rrëshen Kalimash.(UPDATE)

“Ne e konsiderojmë të papranueshme heshtjen e Prokurorisë, mungesën e saj ligjore në kryerjen e veprimeve hetimore në dokumentin e këtij dëmi ekonomik kolosal.Kërkojmë sot me forcë, një shpjegim publik nga Prokuroria për arsyet e moskryerjes së veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes, në dokumentin e këtij krimi ekonomik”, u shpreh Brace.
 
Duke cituar nene nga kontrata e qeverisë me Bektel-Enka, deputeti socialist sqaroi se rruga është shfrytëzuar për qëllime elektorale përpara se inxhinieri të jepte pëlqimin e tij për sigurinë e segmentit.

Në këtë rast, cdo kosto e shkaktuar duhet të përballohet nga kontraktuesi, në këtë rast qeveria. Zoti Brace tha se rruga u shfrytëzua për qëllime elektorale.

Sipas tij, fatura financiare e cila ka arritur në 1 mld euro me taksa, pritet të fryhet së paku me 1/3 e parave të paguara deri tani.

Deputeti socialit tha se ky është një krim tejet i personalizuar, përgjegjës për të cilin janë Sali Berisha si kryeministër dhe Sokol Olldashi si Ministër i Punëve Publike.

Top Channel