Plagosja ne Vlore, 53-vjecari ne gjendje te rende

30/11/2009 12:30

53-vjecari nga Vlora i cili u masakrua nga i biri ne shenje hakmarrje per dhunen qe i ushtronte nenes se tij ndodhet ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ne gjendje te rende.

Ngjarja ndodhi kur nje student 25 vjecar ne Vlore, tentoi te vrase babane e tij per shkak te dhunes qe ai ushtronte ne menyre sistematike ndaj bashkeshortes dhe nenes se studentit.

Arben Abazi e tërhoqi zvarre ne rruge te atin e më pas nisi ta qelloje me nje mjete te forte. Fillimisht e goditi në gryke, e më tej në kokë, e pjesë të tjera të trupit.

Pas thirrjeve per ndihme te te atit, erdhen fqinjet, te cilet fillimisht hezituan te afrohen nga terbimi me te cilin godiste i riu babane e tij, por pasi ai e hodhi tej mjetin, u afruan duke ja hequr nga duart te atin 53-vjecar.

Djali nuk lëvizi nga vendi deri sa erdhen forcat e rendit dhe e arrestuan. Fqinjet e familjes thone se bashkëshortët Abazaj ziheshin shpesh me njëri-tjetrin.

Me ta jeton vetëm djali i madh, ndersa Arbeni qe tentoi te vrase babane është student ne Akademine e Arteve ne Tirane ne degen e muzikes dhe ishte kthyer ne shtepi për festat e fundvitit, ndersa eshte bere serish deshmitar i rrahjes se nenes.

Top Channel