Milan, i falet “deshtimit” Huntelar

30/11/2009 09:30

Jan Klas Huntelar ngjit Milanin ne vendin e dyte ne kampionatin italian fale dy golave ne kohen shtese qe i dhane fitoren 0-2 ndaj Katanias.

Kur po shkonte gjithcka drejt barazimit 0-0, holandezi i cilesuar si blerja e deshtuar e veres ben mrekulline dhe me dy golat e tij per 2 minuta i jep tre pike shume te rendesishme Milanit qe tashme kalon ne vendin e dyte me nje pike me shume se Juventusit.

Nderkohe Interi perforcon vendin e pare ne klasifikim. Kampionet e Italise fituan nje ndeshje te veshtire ne “San Siro” ndaj Fiorentines me rezultatin 1-0.

Top Channel