
Nje qender e lojrave te fatit ne Korce eshte vjedhur gjate oreve te vona te nates.
Kjo qender eshte vjedhur per te dyten here radhazi ndersa policia ne nje operacion qe ka zgjatur per gjashte ore ka mundur te kape ne kushtet e flagrances punonjesit e kesaj qendre.
Tre nga puntoret e kazinose kane vjedhur 2.5 milion leke te xhiros. Policia i ka kapur autoret ndersa kane qendruar ne pritje pas denoncimit te bere per grabitje.
Ata kishin fshehur parate ne nje kosh plerash perballe me kazinone ku punonin dhe kur kane shkuar per t’i marre jane vene ne pranga nga policia. Kjo eshte hera e dyte qe kjo kazino vidhet brenda ketij muaji.
Vjedhja e pare u denoncua nga punonjesit si nje grabitje te personave te armatosur dhe me maska qe ishin paraqitur gjate nates dhe kishin vjedhur xhiron. Policia ngriti dyshime per vete puntoret ndersa kete here uniformat blu jane organizuar ne nje operacion ku ata jane kapur ne kushtet e flagrances.
Top Channel