Korce, ndiqej nga policia, perplaset me karburantin

30/11/2009 16:45

21-vjecari Alfred Manoku sa nuk ka rrezikuar punonjesit e nje pike karburanti, kur eshte perplasur me nje nga pompat e impiantit ne dalje te qytetit te Korces.

I riu ishte ne ndjekje nga ana e policise, pasi po levizte me shpejtesi te madhe ne rruget e qytetit dhe ne momentin kur ka devijuar eshte perplasur me piken e karburantit. Nga perplasja eshte shkaktuar nje vater zjarri qe ka perfshire gjithe nje pjese te pikes se karburantit.

Tre punonjesit qe merreshin me furnizimin e automjeteve kane pesuar demtime te lehta nga perplasja e mjetit, nderkohe qe jane shkaktuar deme te medha materiale.

Policia ka mberritur menjehere ne vendndgjarje, ka ndaluar 21-vjecarin dhe e ka shoqeruar ate ne komisariatin e qytetit te Korces. Forcat zjarrfikese kane arritur brenda pak minutash te shuajne flaket duke mos lejuar shperthimin e depozitave.

Top Channel