Gripi, mbaron vaksina

30/11/2009 15:55

Ndonese autoritetet e shendetesise u bejne apel qytetareve qe te marrin vaksinen kunder gripit te zakonshem, ne farmacite e kryeqytetit kjo vaksine nuk gjendet.

Perhapja e shpejte e virusit dhe frika nga gripi i derrit i ka nxitur qytetaret t’u drejtohen farmacive dhe prej disa ditesh vaksina ka mbartur ne te gjithe njesite e shitjes se ilaceve.

Farmacistet thone se jane furnizuar vetem ne fillim te tetorit dhe me pas ne depot farmaceutike nuk ka pasur me  gjendje pasi ishte siguruar nje sasi vogel.

Farmacistja Elda Tomcini thote se vaksina eshte ne momentin e pare te ardhjes dhe popullsia eshte e interesuar per te, por ne depo nuk gjendet.

Situata ne gripale ne vend sa vjen e veshtiresohet pasi ne nje jave preken pothuajse 16 mije persona. Specialistet thone se kete vit pervec gripit te derrit ne vendin tone edhe virusi i gripit sezonal eshte shfaqur mjaft agresiv.

Top Channel