
Mario Balotelli ka kerkuar largimin nga Interi qe ne muajin janar pasi u la ne tribune per ndeshjen e se dieles kunder Fiorentines.
SuperMario dhe Mourinho nuk po kalojne momente te lumtura sepse sulmuesi eshte vonuar ne stervitjen e fundit, duke e detyruar teknikun luzitan te merrte masa. Mou nuk ben shaka ne te tilla raste dhe kete e ka treguar edhe ne rastin e Adrianos. Balotelli nuk mendohet te jete ne stol as per ndeshjen e madhe me Juventusin.
Keshtu, ai u ka kerkuar vellezerve agjente te largohet dhe pista me e mundshme eshte Arsenali pasi ne gjirin e londinezeve ndodhet nje lojtar qe i ben pune Interit. Ai quhet Cesc Fabregas, eshte nje djale i talentuar dhe do ndihmonte Mourinho-n t’i shtonte me shume cilesi teknike skuadres se tij.
Top Channel