Shqiptaret e paguajne kredine me shtrenjte
29/11/2009 00:00
Shqiptaret vazhdojne te paguajne shtrenjte kredite.
Nga te dhenat e Bankes se Shqiperise, rezulton se deri ne fund te tetorit kredia eshte shtrenjtuar edhe me nje perqind, nderkohe qe kushtet e kreditimit per ekonomine mbeten ende te shtrenguara edhe pas uljes se perqindjes se interesit per lekun nga Banka e Shqiperise. Nderkohe, kredia afatshkurter ben perjashtim.
Ne krahasim me nje vit me pare, interesat jane me te larta. Kredia per ekonomine po ecen me ritme 4 here me te ulta se nje vit me pare. “Ajo qe po ndodh sot ne gjithe boten po ndodh edhe ne Shqiperi, pasi ndermjetesimi mes hallkave ka probleme’, shprehet guvernatori i BSH-se, Ardian Fullani.
Top Channel