Nata e Bardhe ne Tirane nis nga bashkia

29/11/2009 19:55

Bashkia e Tiranes organizon sot nje seri veprimtarisht ne kuader te Nates se Bardhe, e cila eshte kthyer tashme ne nje tradite.

Ne ambientet e bashkise, kryetari Edi Rama ka hapur dyert per te pritur vizitat e njerezve te thjeshte. “Ky eshte nje moment i bukur i vitit. Dita e Clirimit dhe nje nate e Bardhe per Tiranen. Bashkia eshte e hapur, qytetaret vijne me familje dhe kalojne nga zyra ime ne sallen e Keshillit Bashkiak. Keshtu qe une jam shume i kenaqur qe me jepet kjo mundesi dhe jam i privilegjuar qe sot jam ketu si cdo 29 Nentor”, theksoi Rama.

Me tej ai beri nje ekspoze te gjithe aktiviteteve te organizuara nga bashkia. “Festimet per femijet filluan te parat. Kete vit kemi nje aktivite me shkrimtare e dashamires te librit per te vazhduar me koncerte ne pika te ndryshme. Eshte nje nate e bardhe me nje prespektive te qarte”, perfundoi kryebashkiaku. 

Top Channel