
Memaliaj rikthen dhunen ne kampionatin shqiptar. Ne takimin ku vendasit, qe mbyllin klasifikimin ne Kategorine e Pare, barazuan 1-1 me Partizanin kane ndodhur episode qe kane shenuar nje tjeter faze kritike te kampionatit.
Presion i jashtezakonshem ndaj gjyqtareve, goditje me gure e lojtareve te ekipit mik nga tifozet, madje edhe dhune e ushtruar nga policia.
Situata ka qene aq problematike, sa trajneri i te kuqve, Skerdi Bejzade, ka urdheruar te tijte qe t’i linin Memaliajt golin e barazimit, me shpresen se kjo do te ndihmonte ne uljen e gjakrave.
Por, as kjo “levizje taktike” nuk ka mjaftuar: futbollistet dhe stafi teknik i Partizanit ishin te detyruar te “ngujoheshin” ne dhomat e zhveshjes.
“Nuk e kisha provuar asnjehere me pare te luaja nje ndeshje qe kishte kaq shume terror psikologjik dhe te mendosh ketu se ne karrieren time si lojtar kam perjetuar mjaft situata te veshtira”, ishin fjalet e para te trajnerit Bejzade menjehere pas ndeshjes.
“Tifozet vendas na kane share vazhdimisht. Megjithate, ofendimet dhe kercenimet verbale nuk ishin asgje perpara dhunes. Gjate gjithe kohes na kane goditur me gure”.
Top Channel