Lorik Cana, “lojtari i ndeshjes”

29/11/2009 11:20

Gjate se shtunes, ne kohen kur po luante me Sanderlendin ne transferten  e humbur 1-0 ne fushen e Uiganit, Lorik Cana u shpall “Lojtari i Ndeshjes” per takimin e fituar nje jave me pare kunder Arsenalit.

Mesfushori shqiptar siguroi 64.4 per qind te votave te afro tremije tifozeve te “maceve te zeza”, te cilet moren pjese ne anketen e perjavshme, qe zhvillohet nga faqja zyrtare e klubit anglez.

Paraqitja e Canes kunder “topçinjve” te Arsen Venger ishte e jashtezakonshme dhe ajo u vleresua maksimalisht edhe nga mediat britanike.

Per t’u theksuar eshte fakti se kuqeziu eshte shpallur fitues ne te katerta ndeshjet me “big four”: kunder Çelsit, Mançester Junajtid, Liverpulit e se fundmi edhe Arsenalit.

Kjo eshte hera e nente qe Cana fiton anketen, pas 16 ndeshjeve (14 prej tyre jane luajtur ne Permierlige dhe dy ne Kupe).

Top Channel