
Ashtu si parashikohej, tensioni nuk mungoi as ne supersfiden e javes se 12-te ne Kategorine e Pare, ndermjet Lushnjes dhe Bylisit.
Rezultati final i 90-minuteshit ne “Roza Haxhiu” ishte 0-0, nje barazim qe i lejon ballshioteve te ruajne kreun e klasifikimit.
Megjithate, Elbasani afrohet me kryesuesit, duke e shkurtuar diferencen ne -2.
Takimi, i cili u pergatit mes akuzave per tentativa korrupsioni dhe kunderakuzave, u shoqerua me mjaft probleme ne fushe.
Lushnjaret kane protestuar ashper per nje penallti te paakorduar nga gjyqtari Janku, madje, trajneri Artan Bano urdheroi ekipin te largohej nga fusha.
Kjo eshte ndalur nga pjesetaret e tjere te stafit teknik, ndersa ndeshja eshte mbyllur mes tensionit edhe prej simulimeve dhe vonesave te ballshioteve.
Top Channel