Kanos me arme, pranga nje 67-vjeçari
29/11/2009 09:45
Kanos nje bashkeqytetar, pranga nje 67-vjeçari durrsak.
Burime zyrtare nga policia e Durresit bejne te ditur se Gezim Haxhillari, 67 vjeç me banim ne ish-keneten e Durresit eshte arrestuar nga blute e qytetit port pasi rreth ores 21:00 te se premtes ka kercenuar me arme zjarri 40-vjeçarin Behar.T, banor ne te njejten lagje me agresorin.
Te njejtat burime saktesojne se ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta.
Denoncimi ne polici ka çuar ne kontrollin e baneses se Haxhillarit ku u gjet nje automatik model 56, dy gezhoja, nje çante me 205 cope fisheke model 56 te cilat ky shtetas i mbante pa leje.
Ndaj tij tashme rendojne akuzat e “kanosjes” dhe “armembajtjes pa leje”.
Top Channel