Harron deren e shtepise hapur, i vjedhin 15 milione leke

29/11/2009 10:05

Kthehet ne mbremje ne shtepi, e gjen ate te bastisur. Keshtu ka ndodhur me nje kambist vlonjat, te cilit i kane vjedhur ne banese 15 milione leke.

Burime nga policia e Vlores bejne te ditur se Petrit Veliu, 52 vjeç, me banim ne lagjen “Lirim”, rreth ores 22:30 te se premtes, kur eshte kthyer ne shtepi ka vene re se i mungonin leket, qe ai perdorte gjate dites ne punen e kambistit.

Pas konstatimit, i alarmuar, ai i eshte drejtuar komisariatit per te denoncuar vjedhjen.

Nga deponimet ne polici ai ka treguar se ai dhe familjaret e tij, kishin qene per shume ore jashte shtepise.

Nga deklaratat e 52-vjeçarit, mesohet se dera e jashtme e shtepise ishte harruar e hapur, duke lehtesuar ne kete menyre punen e keqberesve.

Nga ana e policise lokale po punohet per identifikimin e autorit te ngjarjes.

Nderkohe, mesohet se grupi hetimor nuk ka perjashtuar dhe pisten e nje mashtrimi nga ana e kambistit.

Top Channel