Festat, shqiptaret turizem jashte vendit

29/11/2009 08:35

Kete vit festat zyrtare perkuan afer njera-tjetres. Kurban Bajrami, festa e pavaresise ne ditet e fundjaves. Per rrjedhoje sipas rregullit, edhe pushimet shtyhen me dy dite pas te dieles.

E hena dhe e marta zyrtarisht kete vit do te jene pushim dhe diten e merkure do te nise puna bashke me oret e mesimit per arsimin parashkollor dhe universitetet.

Nisur nga pese ditet e pushimit, dhe muaji i favorshem i nentorit, agjencite turistike kane perfituar nga rasti per te bere oferta per udhetime me çmime te leverdishme.

Per shkak te pushimeve, por edhe çmimeve, qytetaret e Tiranes kane perfituar nga rasti per t’u çlodhur me çmime te favorshme pergjate diteve te festave.

Madje “moda” e ketyre viteve te fundit eshte festimi ndryshe nga kohet e vjetra, me alternativa udhetimi jashte territorit te Shqiperise. 28-29 Nentorin, festen e pavaresise, nje pjese e mire e shqiptareve kane zgjedhur ta festojne ne Izrael, Maqedoni, Kroaci, Paris, por edhe Prage.

Organizimi eshte menduar gjate ketyre dy javeve te fundit, edhe pas metodave te fundit “ndjellese” te agjencive turistike te cilat ne menyre elektronike dergojne çdo dite, paketa turistike me çmime te favorshme te shoqeruara edhe me pamje te guidave, vendeve te bukura apo hoteleve me shume yje.

Pushimet

“Keto kohe jane pare me interes paketat turistike per udhetime ne Paris, Izrael, Prage, Koraci, por edhe per Mal te Zi.

Çmimet e ofruara jane me te lira se çmimet per festat e fundvitit, nisur nga kjo edhe kerkesat jane me te larta, veçanerisht nga punonjesit e administrates, qe jane nje nga kategorite e klienteve me te organizuar”, tha Manjola Shehu, administratore e agjencise turistike “Sky Travel”.

Sipas saj, rritja e kerkesave per te udhetuar jashte per festat e nentorit jane pikerisht paketat e ofruara me çmime me te lira se zakonisht, llojshmeria e destinacioneve, por edhe ditet e pushimeve qe kete vit zgjasnin gati nje jave.

Çmimet e ofruara nisin nga me te lirat per destinacionin e Malit te Zi, Maqedonise, vijojne me ofertat rreth 400 euro per Bullgari, Kroaci dhe me te shtrenjtat jane ato te Europes, si Praga apo Franca me mbi 500 euro per kohezgjatjen 3-4 dite.

Ne kalendarin zyrtar te festave ne vendin tone thuhet se: “28 Nentori, e pavaresise, e flamurit, 29 Nentori dita e çlirimit kombetar, Bajrami i madh jane pushime zyrtare”.

Organizimet e te rinjve

Nuk kane qene te pakta organizimet qe jane bere nga te rinjte me rastin e festave kombetare. Me te thjeshte e kane pasur ata qe kane nje vize shengen dhe disa te ardhura te lena menjane.

Keshtu qytetaret e punesuar me te ardhura, por edhe me dite pushim perfituan nga ditet e festave per te organizuar udhetime me shoqerine apo me familjen.

Te tjere, te cilet nuk kane mundur te jene pjese e asnje udhetimi, jane çlodhur ne shtepi, duke mos lene as zakonin e kafeve apo daljeve ne oret e vona gjate fundjaves, kete here duke marre pjese edhe ne festa te organizuara ekskluzivisht per 28-29 Nentorin.

Top Channel