Curri, dy gola ne barazimin e Vorsklas

29/11/2009 11:35

Debatik Curri behet serish protagonist ne Vyscha Liga-n ukrainase, me dygoleshin e realizuar te  shtunen.

Rrjetat e mbrojtesit shqiptar i kane dhene Vorskla Poltaves barazimin 2-2 ne fushen e Dnipro D’petrovskit.

Curri ashtu si edhe mbrojtesi tjeter i Kombetares shqiptare, Armend Dallku, ka luajtur gjate gjithe 90 minuteshit.

25-vjeçari e realizoi golin e pare ne minuten e 30-te te takimit, duke rikthyer baraspeshen pas avantazhit te vendasve me Kaliniçenkon vetem 7 minuta me pare.

Ashtu si ka ndodhur edhe me pare, rrjeta e dyte e Currit ka ardhur me penallti. Ne te 67-ten, ai ka ekzekutuar me saktesi 11-metershin e akorduar ne favor te Vorskles, duke kaluar miqte ne avantazh.

Por, Dnipro arriti te barazonte shifrat me golin e realizuar po me penallti nga Selezhniov, vetem dy minuta me pas.

Top Channel